Një fabrikë në Turqi ndryshon prodhimin – nga tekstile, në veshje mbrojtëse ndaj coronavirusit

21:41 | 26 Shkurt 2020
Arbresh.info

Një fabrikë në Turqi, e cila merret me prodhimin e tekstileve (pantallona, pallto, xhaketa) ka vendosur që të ndalojë prodhimin e tyre dhe të nisë që të prodhojë veshje mbrojtëse nisur nga kërkesa e jashtëzakonshme për shkak të shpërthimit të coronavirusit.

Fabrika prodhon rreth 1 mijë veshje mbrojtëse në ditë, ndërkohë që tani ka shtuar turnet, në mënyrë që të shtojë edhe prodhimin.

Sipas mediave të huaja, përcjell gsh, rreth 1 milion veshje mbrojtëse ka qenë porosia e bërë dhe drejtuesit e fabrikës duan që ta përmbushin atë pavarësisht vështirësive.

Menaxheri i prodhimit, Isa Aktas tha se nëse më parë klientët ishin kinezë, tani kërkesat janë shtuar edhe nga Evropa.

“Kemi aq shumë kërkesë, sa kemi shtuar edhe numrin e makinerive dhe turnet e natës”.

Epidemia e coronavirusit është shpërndarë edhe në Evropë, duke krijuar gjendje alarmi në shumë shtete.

Një nga vendet më të prekura është Italia, ku numri i të vdekurve ka shkuar në 12, kurse në Kinë mbi 2700.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme