Sipas të dhënave më të fundit nga Drejtoria e Arsimit, një e treta e rreth 20,000 nxënësve që ndjekin shkollën me kohë të pjesshme në Austri mësojnë arabishten si gjuhën e tyre amtare.
Këto të dhëna tregojnë për pasojat afatgjata të politikës së dështuar të azilit dhe procesit të bashkimit familjar, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët sirianë që erdhën në Vjenë në muajt e fundit të 2023.
Sipas përllogaritjeve, aktualisht janë 19700 fëmijë dhe të rinj që klasifikohen si “të jashtëzakonshëm”, përfshirë nxënës në shkollat fillore, të mesme dhe speciale. Bëhet fjalë për studentë që ndjekin mësimet me kohë të pjesshme për shkak të vështirësive në zotërimin e gjuhës gjermane dhe shumë prej tyre vijnë nga familje migrante.
Në fillim të vitit pothuajse gjysma e popullsisë shkollore, 45 për qind, kishte statusin e nxënësve të “jashtëzakonshëm”, që do të thotë se nuk mund të ndiqnin mësimet në gjuhën gjermane.
Analiza tregoi se shumica e studentëve flasin arabisht, ndërsa turqishtja dhe serbishtja janë në vendin e dytë. Në Vjenë, 13 për qind e studentëve deklarojnë gjuhën turke si gjuhë të tyre të parë, dhe shtatë për qind e studentëve flasin serbisht./abcnews.al
Flick thyen heshtjen dhe flet pasi La Liga ka bllokuar regji...
Degradon Xuxi, ofendon me fjalë të rënda Gjestin, ja çka i t...
Diell dhe vranësira, parashikimi i motit për pesë ditët e ar...
Në kërkim të titullit, Inter Miami i Lionel Messit shumë pra...
Furgoni përplaset me makinë në Lezhë, një i lënduar
KQZ: Shorti për renditjen e subjekteve politike tërhiqet nes...