Një e treta e Pakistanit është nën ujë

20:42 | 29 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Një e treta e Pakistanit është zhytur plotësisht nga përmbytjet historike, thotë ministri i tij i klimës.

Përmbytjet shkatërruese kanë rrënuar rrugët, shtëpitë dhe të korrat, ndërsa edhe kanë lënë mbi 1 mijë persona të vdekur, transmeton portal arbresh.info

“Është i gjithë një oqean i madh, nuk ka tokë të thatë për të pompuar ujin”, tha Sherry Rehman për AFP, duke shtuar se kishte krijuar një “krizë me përmasa të paimagjinueshme”.

Të paktën 1,136 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i sezonit të musoneve në qershor, sipas zyrtarëve.

Shiu i verës është më i madhi i regjistruar në një dekadë dhe fajësohet nga qeveria për ndryshimet klimatike.

Nga ata që dihet se kanë vdekur, 75 ishin vetëm në 24 orët e fundit, thanë zyrtarët të hënën, duke shtuar se numri i të vdekurve pritet të rritet.

Sipas zyrtarëve, besohet një e treta e viktimave janë fëmijë.

Zyrtarët vlerësojnë se më shumë se 33 milionë pakistanezë – një në shtatë persona – janë prekur nga përmbytjet historike.

Mijëra njerëz që jetojnë në zonën malore janë urdhëruar të evakuohen – por edhe me ndihmën e helikopterëve, autoritetet ende po luftojnë për të arritur tek ata që janë bllokuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme