Një djalë ka vdekur si pasojë e një ekzorcizmi islamik

18:47 | 14 Gusht 2018
Arbresh.info

Një djalë ka vdekur si pasojë e një ekzorcizmi islamik

Një trevjeçarë që ishte konsideruar I zhdukur, është gjetur I vdekur në New Mexico pas një ekzorcizmi islamik, transmeton arbesh.info.

Vogëlushi Abdul Ghani ka vdekur pasi babai I tij ka përformuar një ceremoni ekzorciste e njohur si Ruqya, e cila përformohet nga besimtarët për ta larguar të ligën dhe shpirtrat e këqij.

Prokurori I çështjes ka treguar që trupi I viktimës ka treguar përdorim të dhunës, djegie dhe fjalë të çuditshme të shkruara në trup.

Ai ka shtuar se trupi i viktimës provon që është kryer një ritual I tillë.

Prokurori gjithashtu ka thënë që Ghani ka vuajtur nga sulme e kriza të cilat janë marrë nga familja si posedime nga djalli.

Babai I djalit, Siraj ibn Wahhaj, është arrestuar ne vendi e ngjarjes pasi policia e kishte gjetur të armatosur deri në dhëmbë.

Të arrestuar gjithashtu janë edhe nëna Jany Leveille 35 vjeçare, dy motrat dhe një burrë tjetër I së njëjtës familje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme