Një çift i moshuar në Turqi mposht Covid-19

13:39 | 23 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Një çift i moshuar turk ka mposhtur koronavirusin (COVID-19) pasi u trajtua në shtëpi në provincën qendrore Kirsehir, raporton Anadolu Agency (AA).

Hayri Albayrak, 96-vjeç dhe Fatma Albayrak 87-vjeçe, kohët e fundit u infektuan me virusin nga djali dhe nusja e tyre.

Por, prindërit e tre fëmijëve ndoqën këshillën e mjekëve dhe rifituan shëndetin brenda 10 ditësh, pa u shtruar në spital.

Dursun Albayrak për AA theksoi kohën e vështirë që kaloi familja në ditët e fundit.

Albayrak tha se ai dhe gruaja e tij u infektuan me COVID-19 rreth një muaj më parë dhe prindërit gjithashtu dolën pozitivë më pas.

Por, për të shmangur panikun, atyre u tha se është gripi i zakonshëm sezonal. “Ne nuk u thamë atyre se ishim infektuar me koronavirus”, tha ai.

Për të frenuar përhapjen e sëmundjes, Turqia ka vendosur orë policore gjatë mbrëmjes dhe për fundjavë. Ajo gjithashtu u është bashkuar vendeve të tjera në ndalimin e fluturimeve nga Britania e Madhe për shkak të një lloji të ri të virusit që thuhet të jetë më i transmetueshëm.

Vaksinimet për mbrojtje kundër COVID-19 kanë filluar në SHBA, Britani dhe vende tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme