Një burrë është arrestuar në Afrikën e Jugut pasi dyshohet se ka pranuar se si pasoj e një zjarri që ka ndezur në një ndërtesë ka vrarë 76 persona – teksa po tentonte të hiqte qafe një trup.
29-vjeçari ka pranuar rrëfimin teksa ka dhënë dëshmi në hetim, tha policia raporton BBC transmeton Arbresh.info.
Zjarri përfshiu ndërtesën Usindiso në Marshalltown, ku jetonin shumë të varfër, duke marrë 77 jetë dhe duke lënë shumë të plagosur.
I dyshuari gjithashtu përballet me akuza për zjarrvënie dhe 120 akuza për tentim vrasje.
Shërbimi Policor i Afrikës së Jugut tha se i dyshuari, i cili nuk mund të identifikohet, pritet të dalë në gjykatë së shpejti.
Forca tha se burri kishte rrëfyer se “ishte i përfshirë në ndezjen e zjarrit tragjik”.
Ndërtesa Usindiso ishte shtëpia e qindra njerëzve, disa nga njerëzit më të varfër në shoqërinë e Afrikës së Jugut.
Zjarri nxori në pah çështjen e ndërtesave të braktisura apo të lëna pas dore nga pronarët, të cilat kanë mbetur pa shërbimet bazë si uji dhe rryma apo masat e sigurisë nga zjarri.
Ndërtesa të tilla ndonjëherë “rrëmbehen” – merren nga kriminelët të cilët më pas u bëjnë kërkesa banorëve.
Qyteti i Johanesburgut zotëronte ndërtesën Usindiso. Të hënën, kryebashkiaku Kabelo Gwamanda tha se 188 ndërtesa “të këqija” po hetoheshin, me 134 prej tyre në brendësi të qytetit.
Hetimi publik për katastrofën po merr prova për zjarrin dhe çështjen më të gjerë të ndërtesave të pasigurta dhe do të raportohet më vonë këtë vit./Arbresh.info
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...