Policia spërkati një burrë me një mjet të zjarrfikësve para Parlamentit të Britanisë së Madhe sot pasi ai u përpoq të digjte veten me benzinë.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, burri ishte vetëm disa metra larg nga njëra hyrje e ndërtesës kur raportohet se u mbulua në lëng të ndezshëm këtë mëngjes.
Punonjësit e policisë që ruanin ndërtesën e ndaluan atë ndërsa ai po tentonte të përdorte një çakmak.
Dëshmitarët thanë që ai po hidhte fletëpalosje, të cilat thuhet se kishin të bënin me një mosmarrëveshje parkimi, përpara se të hidhte benzinë mbi vete.
Burri u arrestua më vonë në bazë të Ligjit për Shëndetin Mendor ndërsa ekuipazhet e zjarrit bënë pastrimin e zonës nga çdo lëng i mbetur. /Telegrafi/
Kolni interesohet për shërbimet e yllit të ri dardan
Përfshihet nga zjarri një lokal në Suharekë, lëndohet një pe...
Tre serbë dënohen me burgim të përjetshëm në Bruksel për vra...
Meta tregon pyetjet që i drejtoi SPAK: Paraqita tre fakte pe...
Flick e cilëson Bilbaon kundërshtarë të vështirë, jep lajmin...
Ndryshon programi i verifikimit të fakteve për rrjetet socia...