Një publicist konservator, i njohur si përkrahës i teorive konspirative, tha të premten se është në negociata për pranimin e fajësisë me ekipin hetues të prokurorit të posaçëm Robert Mueller.
Jerome Corsi është bashkëpunëtor i Presidentit të SHBA, Donalt Trump dhe i njeriut të besuar të Presidentit, Roger Stone.
Zoti Corsi nuk pranoi të komentojë më tej mbi bisedimet e tij me ekipin e prokurorit Mueller, i cili po heton mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016. Por në një program në YouTube javën e kaluar ai tha se parashikon që ndaj tij të ngrihen akuza se ka gënjyer hetuesit federalë.
Ekipi i prokurorit Mueller e pyeti zotin Corsi rreth lidhjeve të zotit Roger Stone me organizatën WikiLeaks. Agjencitë amerikane të zbulimit kanë arritur në përfundimin se Rusia i dha WikiLeaks-it një material të pirateruar që e pengoi fushatën presidenciale të kandidates Hillary Clinton.
Bisedimet me zotin Corsi mund ta ndihmojnë zyrën e prokurorit të posaçëm Mueller të përcaktojë nëse Stone dhe bashkëpunëtorë të tjerë të zotit Trump kanë qenë në dijeni të planeve të organiztës WikiLeaks për publikimin e materialit.
Corsi ka qenë ish-shef i zyrës së Uashingtonit për portalin InfoWars që mbështet teoritë konspirative. Thuhet se ai po bashkëpunon me hetuesit prej rreth dy muajsh, duke u dhënë atyre kompjuterë dhe një celular. Ai gjithashtu i lejoi FBI-së qasje në llogaritë e tij të emailit dhe Twitterit.
Stone mohon se ka vepruar si urë lidhëse me WikiLeaks, organizatë e themeluar nga Julian Assange, e cila publikoi mijëra e-maile që thuhet se ishin vjedhur nga kompjuteri i kryetarit të fushatës së zonjës Clinton pak javë para zgjedhjeve. Edhe zoti Stone ka thënë se pret që ndaj tij të ngrihen akuza./VoA/
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...