Italia nuk ka të drejtë të kërkojë nga Malta që të pranojë anijen e shpëtimit të emigrantëve të braktisur Lifeline, sipas kryeministrit të Maltës, Joseph Muscat.
Ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini tha se Maltës duhet të marrë 226 emigrantë dhe të arrestojë ekuipazhin, transmeton portali arbresh.info.
Por udhëheqësi maltez u përgjigj me mospërfillje duke thënë: “Ne jemi një vend sovran dhe askush nuk duhet të diktojë çfarë mundemi dhe nuk mund të bëjmë”.
Një rast i ngjashëm më parë këtë muaj bëri që Spanja të pranojë 630 emigrantë.
Si Italia ashtu edhe Malta refuzuan të lejonin ankorimin e anijes së emigrantëve Aquarius në incidentin e mëparshëm, përpara se të ndërhynte porti spanjoll i Valencias.
Lifeline, e cila operohet nga organizata bamirëse gjermane Mission Lifeline, mori të enjten rreth 230 emigrantë në Mesdhe.
Organizata Jo Qeveritare tha të shtunën se anija ishte në ujërat ndërkombëtare në jug të Maltës./Arbresh.info/
Ndalohen dy persona për grabitje në tentativë në Gjilan
Sveçla viziton tregun lokal të Sharrit: Do të punojmë për zh...
Arrestohet personi i kërkuar në Prizren, dërgohet në vuajtje...
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja...
Ancelotti para sfidës me Barcelonën: Finalja do të jetë argë...
Lista Serbe e akuzon KQZ-në se po ia mohon të drejtën për vë...