Një cisternë plot kimikate po fundoset në brigjet e Sri Lanka ndërsa bota ka frikë se aksidenti mund të kthehet në një katastrofë mjedisore.
Cisterna e regjistruar në Singapor X-Press Pearl u dogj për gati dy javë para se zjarri të shuhej këtë javë. Nëse anija mbytet, qindra ton karburant mund të derdhen në det dhe të shkatërrojnë jetën detare atje.
Flotat detare të Sri Lanka dhe Indisë kanë punuar së bashku në ditët e fundit për të shuar zjarrin dhe tani për të parandaluar anijen nga thyerja dhe fundosja, por operacioni pengohet nga detet e ashpra dhe erërat musonike.
Zëdhënësi i Marinës së Sri Lankës, Indika Silva i tha BBC-së se “ekipet e shpëtimit po përpiqen ta tërheqin anijen drejt detit të thellë para se ajo të fundoset për të minimizuar ndotjen e detit”, raporton Telegrafi.
Ekologia Ajantha Perera paralajmëroi se mundësia e fundosjes është skenari më i keq për mjedisin.
“Me gjithë ngarkesën e rrezikshme, acidin nitrik dhe përbërësit e tjerë, si dhe karburantin e anijes, fundosja do të çojë në shkatërrimin e të gjithë shtratit të detit”, shtoi ajo.
Zona bregdetare pranë qytetit Negombo është tashmë e ndotur me naftë dhe ndotje të tjera. Ministria e Peshkimit në Sri Lanka ka njoftuar se masat emergjente kanë hyrë në fuqi për të mbrojtur Lagunën Negomba dhe zonat përreth.
#Containership MV X-Press Pearl, IMO 9875343 #Singapore flag, 2700 TEUs, 3 months-old after building, carrying 25t on nitric acid, went into fire today after calling Kolkatta, #India. All crew rescued, 2 into hospital. https://t.co/wl1ms4KuCo pic.twitter.com/RvslOxrbok
— Sea and Coast (@seaandcoast1) May 26, 2021
Mbappe i “pamëshirshëm”, realizon eurogol ndaj Sevillës
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...