Në juglindjen me shumicë kurde të Turqisë, një agjenci lajmesh e përbërë tërësisht nga gra po jep shembull në raportimin e çështjeve të grave dhe të të drejtave të njeriut.
Por agjencia e re “JIN News” po vihet gjithnjë e më shumë në shënjestër nga qeveria, e cila pretendon nga ana e saj se po lufton terrorizmin.
Nën moton, “Në rrugën e së vërtetës, me penën e një gruaje”, agjencia JIN News e përbërë vetëm nga gra, kërkon të ekspozojë shfrytëzimin dhe dhunën me të cilën përballen gratë.
“JIN News po bën gazetari kudo ku janë gratë, duke ndjekur çdo aspekt të jetës së tyre, me synimin për ta bërë punën e grave të dukshme dhe duke u siguruar atyre një platformë për të shprehur pikëpamjet e tyre”, thotë Gulsen Kocuk redaktore në angjencinë JIN News.
Agjencia e ka bazën në juglindjen me shumicë kurde të Turqisë, qendra e një kryengritjeje prej disa dekadash nga anëtarët e grupit etnik më të madh të vendit.
Me raportimet mbi abuzimet e pretenduara të të drejtave të njeriut nga forcat e sigurisë ndaj grave, përfshirë përdhunimin, agjencia është vërë në shënjestër nga qeveria dhe akuzohet nga autoritetet për propagandë terroriste.
“Kemi përjetuar shumë keqtrajtime që vinin në shënjestër gazetaret, si arrestime, ndalime, bastisje zyrash dhe konfiskim të pajisjeve tona teknike. Pothuajse 20 nga koleget tona kanë qenë disa herë në burg”, thotë redaktorja Gulsen Kocuk.
Autoritetet kanë mbyllur faqen e internetit të agjencisë të paktën dhjetë herë.
Çdo herë, ajo rihapet me një emër tjetër.
Turqia këtë muaj u rendit si vendi i dytë më i keq në botë për burgosjen e gazetarëve.
Por nuk është vetëm raportimi i temave të debatueshme që e vë agjencinë JIN në shënjestër të qeverisë.
“Ato nuk trajtohen si gazetare. Ato trajtohen si terroriste dhe ky është problemi. Qeveria nuk e kupton se ato gëzojnë të drejtën të bëjnë gazetari objektive në rajon. Arsyeja tjetër? Vitin e fundit, kemi parë një padrejtësi të theksuar nga zyrtarët qeveritarë ndaj aktivizmit për të drejtat e grave”, thotë Emma Sinclair-Web, hulumtuese me organizatën Human Rights Watch.

Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...