Një pilot i Forcave Ajrore të SHBA-së është i zhdukur pasi një aeroplan luftarak u rrëzua në Detin e Veriut.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, F-15C Eagle, u rrëzua ndërsa ishte në një mision stërvitor.
Shkaku i përplasjes nuk dihet aktualisht por Forcat Ajrore të SHBA-së konfirmuan se vetëm një pilot ishte në bord, shkruan BBC.
Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit janë në kërkim të aeroplanit, i cili besohet të jetë rrëzuar 74 milje detare larg brigjeve të East Yorkshire.
Koloneli Will Marshall, tha: “Përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit janë duke u zhvilluar, por piloti është ende i zhdukur”.
“Ne do të ofrojmë azhurnime pasi ato të bëhen të disponueshme, duke i dhënë prioritet respektit dhe konsideratës për familjen e pilotit”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...