Një 90 vjeçare mposht koronavirusin në Iran

16:16 | 26 Mars 2020
Arbresh.info

Një grua 90-vjeçare në qytetin iranian Kom, epiqendra e koronavirusit në këtë vend, është kuruar nga koronavirusi dhe liruar nga spitali, transmeton Anadolu Agency (AA).

Para 11 ditëve në spitalin Furkani në qytetin Kom u pranua e moshuara e infektuar me koronavirus, ndërsa sot është liruar nga spitali dhe ndihet mirë, lajmëroi televizioni shtetëror iranian.

Më herët në Iran u bë e ditur se koronavirusin e mposhti edhe një 91-vjeçare.

Rasti i parë me koronavirus në Iran u regjistrua më 19 shkurt në qytetin Kom, ndërsa më pas u përhap në pothuajse çdo qytet të vendit. Aktualisht, më shumë se 2,000 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Iran, më shumë se 30,000 janë infektuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme