Një javë pasi Gjermania ka hequr disa masa kundër koronavirusit, autoritetet raportuan për rritje të lehtë të nivelit të riprodhimit të virusit.
Instituti Robert Koch tha të martën se niveli i riprodhimit është rritur nga 0.9 sa ka qenë së voni në 1.0.
Çdo shifër nën 1 nënkupton se virusi është duke rënë, ndërsa gjithçka mbi 1 do të thotë se po rritet.
Në fillim të marsit, niveli i riprodhimit ka qenë 3.0, ndërsa më 8 prill ka qenë 1.3.
Instituti Robert Koch për sëmundje infektive tha të martën se ka regjistruar edhe 1,144 raste të reja me koronavirus, që e rrisin në 156,337 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në Gjermani, transmeton rel.
Sipas burimit të njëjtë, numri i viktimave u rrit për 163, në 5,913.
Kur ka njoftuar për lehtësimin e masave të izolimit, kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka bërë të qartë se edhe ndryshimi më i vogël në nivelin e riprodhimit të virusit mund ta ndikojë përgjigjen e qeverisë.
Gjermania, edhe pse ka numër të madh të të infektuarve, ajo ka numër më të vogël të viktimave krahasuar me vendet tjera evropiane: Italinë, Spanjën, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar – secila me mbi 20,000 të vdekur.
Suksesi relativ i Gjermanisë në trajtimin e koronavirusit u është atribuuar kryesisht testimeve masive.
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz
Gjykimi në Hagë – Rexhep Selimi me kollare të kuqe e emblemë...