Ka nisur një hetim kundër liderit radikal-djathtist të Frontit Kombëtar në Francë, Jean-Marie Le Pen për shkak të racizmit.
“Dje kundër meje është nisur një hetim. Dëgjoni pra, sepse kam përdorur fjalën pjekje”, ka shkruar Le Pen në llogarinë e tij në Twitter.
Le Pen në vitin 2014 në një artikull të botuar në faqen zyrtare të Partisë franceze të Frontit Kombëtar shkroi “Herën tjetër do t’i pjekim”, me të cilën i referohej artistëve me prejardhje hebreje.
Parlamenti Evropian në tetor të vitit të kaluar në seancën e përgjithshme në Strasburg vendosi që Le Pen-it t’ia heqë imunitetin për “përhapje të urrejtjes racore”.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...