Nisi misioni për shpëtimin e katër fëmijëve në shpellë

09:20 | 10 Korrik 2018
Arbresh.info

Ka nisur tashmë misioni për të nxjerrë katër fëmijët e fundit dhe trajnerin e tyre të ngujuar në shpellë.

Guvernatori që po udhëheqë misionin e shpëtimit tha se operacioni i sotëm pritet të jetë më i vështirë, për shkak të numrit më të madh të njerëzve për të shpëtuar, por që priste të nxirreshin të gjithë sot, transmeton portali arbresh.info.

Ekipet e shpëtimit janë të vendosur të nxjerrin të gjithë djemtë dhe trajnerin nga shpella e Chiang Rai, në veri të Tajlandës, para se shirat monsune të bëjnë evakuimin e pamundur.

Dy nga tetë djemtë e shpëtuar janë duke u trajtuar për sëmundje të mushkërive, kurse gjashtë të tjerët kanë hipotermi, thotë një doktor tajlandez./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme