Google ADS

Nis t’i përmirësohet gjendja kryeministrit britanik

18:31 | 8 Prill 2020
Arbresh.info

Boris Johnson mbetet në kujdes intensiv në spitalin Shën Thomas, por është duke u “përmirësuar” dhe ka mund të qëndrojë i ulur në krevat dhe të flasë me ekipin e tij klinik, bën të ditur kancelari Rishi Sunak.

Sunak, duke folur në një konferencë nga kryeministria, tha se Johnson është duke u kujdesur në mënyrë të përsosur, transmeton portali arbresh.info.

“Të fundit nga spitali është që kryeministri mbetet në kujdes intensiv ku gjendja e tij është duke u përmirësuar.

“Gjithashtu mund t’ju them që ai ka arritur të qëndrojë ulur dhe të bisedojë me ekipin klinik.

“Kryeministri jo vetëm është kolegu dhe shefi im, por gjithashtu është miku im dhe mendimet e mia janë me të dhe familjen e tij”, u shpreh kancelari.

Johnson prej dy ditësh ndodhet në spital në repartin e kujdesit intensiv pasi gjendja e tij u keqësua./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme