Nis sulmi për largimin e xhihadistëve në Siri

18:42 | 11 Shtator 2018
Arbresh.info

Aleanca e milicive të mbështetura nga amerikanët ka nisur fazën e fundit të fushatës për të hequr grupin Shteti Islamik nga verilindja e Sirisë.

Forcat Demokratike Siriane kanë nisur një ofensivë tokësore kundër militantëve xhihadistë përreth Hajin, një qytet në Luginën e Lumit Eufrat, transmeton portali arbresh.info

Koalicioni ndërkombëtar që mbështet luftëtarët kurdë dhe arabë thanë se ishin duke pritur një betejë të vështirë.

Shumica besohet të jenë në një zonë që shtrihet në lindje nga Eufrati deri në kufirin me Irakun, rreth 25 km larg Hajinit, dhe në zonat e shkretëtirës në jug dhe në qendër të vendit, ku po lufton qeveria siriane.

Midis 15,500 dhe 17,100 militantë mendohet se kanë bazë në Irak, ku ISIS nuk kontrollon më plotësisht ndonjë territor. Shumë janë të fshehur në shkretëtirën e madhe perëndimore.

Në kulmin e tij në vitin 2014, ISIS krijoi një “kalifat” që shtrihej në të gjithë Sirinë dhe Irakun që ishte i ngjashëm me Britaninë e Madhe dhe sundonte më shumë se 7.7 milionë njerëz./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme