Gjyqi i Joaquin “El Chapo” Guzman, i cili akuzohet për drejtimin e kartelit më të madh të drogës në botë, pritet të nisë sot në SHBA me juristë anonim dhe siguri të lartë. Gjyqi do të zhvillohet në një gjykatë federale në Bruklin dhe pritet të kushtojë miliona dollarë, me ekspertët që thonë se do të zgjasë më shumë se katër muaj.
Disa vite janë shpenzuar duke mbledhur së bashku prova kundër Guzmanit, 61 vjeç, i cili u ekstradua nga Meksika në vitin 2017, pasi ishte arratisur dy herë nga burgu, njëherë i fshehur në një karrocë lavanderie dhe herën e dytë pasi rrëshqiti në një tunel që dilte poshtë kabinës së tij të dushit në burg.
Ekspertët ligjorë thonë se Guzman mund të dënohet duke u dërguar në një burg të sigurisë maksimale për pjesën tjetër të mbetur të jetës së tij. Ndërkohë, zgjedhja e jurisë për këtë gjyq do të bëhet në kushte të rrepta të sigurisë të rezervuara vetëm për të pandehurit më të rrezikshëm.
Gjyqtari i gjykatës së qarkut amerikan Brian Cogan do të kryesojë procesin pas dyerve të mbyllura. 12 juristët, me gjashtë zëvendës, do të mbeten anonim dhe do të shoqërohen nga marshallarët e SHBA në gjykatë dhe jetën e përditshme, çdo ditë.
Juria do të përcaktojë nëse Guzman është fajtor apo jo për 11 trafikime, përdorimin e armëve të zjarrit dhe akuzave për pastrimin e parave.
Sipas padisë, karteli Sinaloa, që Guzman akuzohet se e ka drejtuar nga 1989 deri në 2014, u bë “organizata më e madhe e trafikimit të drogës në botë … me mijëra anëtarë”.
Guzman është etiketuar si “Zoti i drogës”, me shumë njerëz që e cilësojnë konkurrentin e denjë të Pablo Escobarm, “Mbretit kolumbian të Kokainës”.
Karteli “Sinaloa” që Guzman themeloi në vitin 1989 është ende jashtëzakonisht i fuqishëm dhe bashkëpunëtori i tij më i ngushtë Ismael “El Mayo” Zambada mbetet ende i lirë duke drejtuar bandën famëkeqe.
Gjatë “mbretërimit” të Guzmanit, perandoria e kartelit u zgjerua anembanë globit, që shtrihej nga Amerika në Evropë dhe Azi.
Pretendohet se në një çerek shekulli ai kontrabandoi të paktën 340.892 kilogramë (154.626 kilogramë) kokainë në SHBA, si dhe heroinë, metamfetaminë dhe marihuanë, duke arritur në 14 miliardë dollarë fitime./gsh/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...