Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) formuan një dikaster të ri në kabinetin qeveritar, në krye të të cilit emëruan një ministër “përgjegjës për inteligjencën artificiale”.
Sipas postimit të bërë në llogarinë e tij në Twitter, ndihmëspresidenti dhe kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njëkohësisht edhe Emiri i Dubait, Sheik Muhammed bin Rashid Al-Maktum, njoftoi se ka emëruar 27-vjeçarin Omar bin Sultan Al-Olama si ministër të parë të EBA të Inteligjencës Artificiale.
Në mesin e detyrave të ministrit 27-vjeçar, i cili më herë ndodhej në detyrën e “drejtorit përgjegjës për të ardhmen” në Kryeministri, do të jenë edhe monitorimi nga afër i zhvillimeve në teknologjinë e inteligjencës artificiale, fushat e përdorimit të saj dhe siguria e kësaj teknologjie.
Emiratet e Bashkuara Arabe më herët publikuan edhe strategjinë e tyre të inteligjencës artificiale deri në vitin 2031, shkruan koha.net..
Ky vend, i cili krahas vizionit të ri dhe inteligjencës artificiale, në strategjinë e saj ka përfshirë edhe çështjet si robotët, makinat autonome (pa pilot), dronët dhe kolonizimin e Marsit, synon që deri në vitin 2021 të digjitalizoj të gjitha veprimet që kryhen me letra, deri në vitin 2030 ta automatizoj 25% të rrjetit të transportit në Emirat me makina autonome, deri në vitin 2050 të prodhoj 75% të energjisë nga burimet e pastra dhe madje deri në vitin 2117 ta kolonizoj Marsin.
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...