Google ADS

Nis mandatin në Parlamentin Evropian eurodeputetja e parë shqiptare

23:48 | 2 Korrik 2019
Arbresh.info

Eurodeputetja e parë shqiptare në Parlamentin Evropian, Arba Kokalari ka filluar sot zyrtarisht punën e saj si anëtare e këtij parlamenti.

Eurodeputetja Kokalari, përmes një shkrimi të bërë në profilin e saj në Facebook ka thënë se sot është bërë zyrtarisht pjesë e parlamentit, dhe se para vetës ka punë të vështirë për të bërë.

Ajo ka premtuar se do të jetë zëri i Suedisë në Parlamentin Evropian.

Arba Kokalari, 32 vjeç nën programin e partisë “Moderata”, arriti të hynte në PE, duke u bërë e para shqiptare që ulet në këtë parlament.

Ajo ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986, dhe më pas bashkë me prindërit, motrën dhe vëllain kishin emigruar drejt Suedisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme