Ekipet e mbrojtjes civile në Brazil kanë punuar gjithë natën për të nxjerrë trupat e pasagjerëve të vdekur prej një aeroplani të rrëzuar të premten në Sao Paolo.
Për pasojë, të 62 personat në bord kanë mbetur të vdekur.
Guvernatori i San Paolos, ka thënë se trupat e të paktën 21 personave janë nxjerrë, dhe të gjithë janë dërguar në morgun policor.
Kompania rajonale e fluturimeve, Voepass, ka thënë se në aeroplan kanë qenë 57 pasagjerë dhe katër anëtarë të bordit, mirëpo të shtunën kompania ka thënë se shifra totale e viktimave është 62.
Pozicioni i trupave të vdekur, karakteristikat fizike, dokumentet, dhe të gjitha gjërat tjera, sikurse telefonat, janë duke u përdorur për identifikim, ka thënë zjarrfikësi, Maycon Cristo, në zonën e incidentit.
Familjarët e vikamave janë nisur për në Sao Paolo për të ndihmuar në identifikim.
Aeroplani ishte nisur prej Kaskavelit për në San Paolo, dhe është rrëzuar në qytezën Vinhedo, rreth 80 kilometra në veriperëndim të Sao Paolos.
Kompania franko-italiane, ATR, e cila është në proncësi të gjigantëve Airbus dhe Leononardo, është prodhuese e aeroplanëve të llojit që është rrëzuar.
ATR ka thënë të premten për agjencinë e lajmeve Reuters se, specialistët janë “tërësisht të angazhuar” në hetimet lidhur me rrëzimin e aeroplanit./rel
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...