Prokurorët izraelitë akuzuan të hënën kryeministrin Benjamin Netanyahu se ka ofruar favore në vend të parave, që në hapje të gjyqit ndaj tij, nën akuzat për korrupsion. Kjo çështje së bashku me një proces zgjedhor që nuk rezultoi me një fitues të qartë, kanë zbehur mundësitë e Netanyahut për të qëndruar në detyrë.
Netanyahu i ka mohuar akuzat për ryshfet, shkelje të besimit dhe mashtrim.
Prokurorët thanë se Netanyahu ishte përgjegjës për miratimin e rregulloreve që i mundësuan një kompanie marrëveshje me vlerë “disa qindra milionëshe”, në shkëmbim të një mbulimi pozitiv të kryeministrit nga një portal i njohur lajmesh, nën kontrollin e kësaj kompanie.
“Marrëdhëniet mes Netanyahut dhe të pandehurve të tjerë u bënë si ‘monedha’, diçka që mund të tregtohej”, tha prokurori Liat Ben-Ari në prezantimin e të ashtuquajturit “Rasti 4000”. “Kjo lloj monedhe ndikon në vendimet e nëpunësve publik”.
Ky është gjyqi i parë penal ndaj një kryeministri në detyrë. Netanyahu përballet edhe me dy çështje të tjera. Ai thotë se është viktimë e një gjuetie shtrigash të motivuar politikisht.
Ndërkohë, presidenti izraelit Reuven Rivlin ka nisur konsultimet me krerët e partive politike me qëllim formimin e qeverisë së ardhshme, e cila mbetet e paqartë pas zgjedhjeve të 23 marsit, të katërtat në dy vjet, që nuk i dhanë as Netanyahut dhe as rivalëve të tij një fitore të qartë.
Rivlin ka thënë se në vendimin e tij do të marrë parasysh çështje etike, duke aluduar me sa duket gjyqin ndaj Netanyahut. \ VOA
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...