Gjashtë vjet pas shpërthimit të skandalit të emetimit të veturave me naftë Volkswagen, gjyqi kundër katër ish-menaxherëve në këtë kompani me akuzat për përfshirje në mashtrim global ka filluar në Gjermani.
Të pandehurit akuzohen, ndër të tjera, se janë përgjegjës për mashtrim komercial dhe evazion fiskal pasi ata instaluan softuer për të manipuluar emetimet e gazit në miliona vetura.
Kjo pajisje lejoi që automjetet të lëshojnë disa herë më shumë gaz se sa lejohet kur përdoren në rrugë, përfshirë oksidet e azotit të dëmshëm, por në testet laboratorike ato do të dukeshin më të pastra se veturat e tjera, raporton euronews.
I akuzuari pranoi të fshehë ekzistencën e një pajisjeje të tillë nga agjencitë rregullatore kompetente në Shtetet e Bashkuara, pretendon prokuroria, njoftoi agjencia DPA.
Volkswagen, ndërkohë, ka paguar miliarda dollarë dëme për pronarët e makinave me naftë në të gjithë botën, të cilët pretendojnë se kompania i ka gënjyer kur bëhet fjalë për ndikimin në mjedis të automjeteve të tyre.
Pak para fillimit të gjykimit, një gjykatë në Braunschweig vendosi që gjyqi kundër ish -drejtorit të Volkswagen do të zhvillohej veçmas.
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...