Google ADS

Nis faza e re e operacionit të shpëtimit të 12 futbollistëve në Tajlandë

16:53 | 9 Korrik 2018
Arbresh.info

Më 9 korrik ka nisur faza e dytë e operacionit të shpëtimit në një shpellë në Tajlandë.

Zhytësit ndërkombëtarë kanë shpëtuar më 8 korrik katër nga 12 futbollistëve të cilët së bashku me trajnerin e tyre të futbollit janë bllokuar në një shpellë në veri të Tajlandës, për më shumë se dy javë.

Guvernatori i provincës, Narongsak Osotthanakorn, ka thënë se tre nga personat e shpëtuar janë dërguar në spital me helikopter derisa i katërti me ambulancë.

Djemtë e moshës nga 11 deri në 16 vjeçare dhe trajneri i tyre ishin duke shikuar shpellën më 23 qershor kur janë bllokuar nga një shi i rrëmbyeshëm.

Ende nuk është bërë publik ndonjë informacion rreth identitetit të personave të shpëtuar, mirëpo sipas disa raportimeve, trajneri mund të ketë qenë në mesin e personave të shpëtuar.

Ministri i Brendshëm i Tajlandës, Anupong Paojinda, ka thënë që personat e shpëtuar janë të fortë dhe të sigurt, mirëpo duhet të kryejnë kontrolle mjekësore.

Paojinda ka thënë se zhytësit e njëjtë do të marrin pjesë edhe në operacionin e radhës, pasi ata janë më të familjarizuar me kushtet e shpellës. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme