Kanë nisur evakuimet mjekësore në periferinë e mbajtur nga rebelët në kryeqytetin sirian të Damaskut, njofton Kryqi i Kuq.
Në një postim në Twitter, thuhet se pacientët në gjendje kritike janë duke u zhvendosur nga Ghouta lindore për në kryeqytet, transmeton portali arbresh.info
Javën e kaluar, një organizatë bamirëse britanike tha se presidenti Bashar al-Assad ishte duke e shqyrtuar kërkesën për të evakuuar shtatë fëmijë me kancer nga kjo zonë, e cila është nën rrethimin e qeverisë prej katër vitesh.
Ata janë në mesin e më shumë se 130 fëmijëve që kanë nevojë për trajtim urgjent mjekësor atje.
Gati 12% e fëmijëve në Ghouta Lindore – që ka një popullsi prej 400,000 – janë duke vuajtur nga kequshqyerja akute, ka thënë OKB./Arbresh.info/
https://twitter.com/SYRedCrescent/status/945737410352173057?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-middle-east-42489529
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...