“Fakti që jam nipi yt më ka mbushur me krenari. Faleminderit gjysh”.-shkruan shekulli. Kështu e ka përshëndetur për herë të fundit shkrimtarin Umberto Eco, nipi i tij, Emanuele.
“I dashur gjysh, – tha Emanuele gjatë ceremonisë laike në nder të shkrimtarit 84-vjeçar, – doja të bëja një listë të gjërave që kemi bërë bashkë në 15 vjet. Shpesh më kanë pyetur se si është të kesh një gjysh si ti dhe kurrë nuk kam ditur të jap një përgjigje të plotë. Që i vogël e kujtoj dashurinë tënde, bujarinë dhe mençurinë. Duke u rritur njoha inteligjencën dhe ironinë që ty kurrë nuk të mungonte, më pas muzika që më vije të dëgjoja dhe të gjitha vlerat që më ke përçuar”, tha 15-vjeçari.
Ai e mbylli fjalimin me përgjigjen e pyetjes se si është të kesh një gjysh si Umberto Eco.
“Të qenit nipi yt më ka mbushur me krenari. Faleminderit gjysh”.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh