Demokrati nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, Julian Castro, ish kryetar i San Antonios pritet të paraqes kandidaturën zyrtare që do të sfidonte presidentin Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2020.
44-vjeçari Castro, nip i një emigranti nga Meksika, ka shërbyer si sekretar i Zhvillimit Urbanistik gjatë presidencës së Barack Obamas dhe është parë si potencial në rritje.
Castro kishte filluar të paraqesë pozicionin e tij në debatet e politikave shtetërore që do të dominojnë garën e nominimeve që pritet të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm.
“Vizioni im për të ardhmen e vendit është që ne kemi për qëllim të jemi vendi më i zgjuar, shëndetshëm dhe më me prosperitet i shekullit 21″.
Castro ka përkrahur propozimin “Medicare for all” që do të mundësonte krijimin e një plani kombëtar për shëndetin duke i mundësuar të gjithëve të bëhen pjesë e shërbimeve publike.
Ai ka përdorur historinë e tij familjare, të gjyshes me prejardhje nga Meksika, për të kritikuar politikat kufitare të Trumpit.
Castro është kandidati i dytë që formalisht shpall të hapur fushatën për zgjedhjet presidenciale. Ish përfaqësuesi i SHBA-së, John Delaney ka hyrë në garë për më shumë se një vjet, si dhe senatorja Elizabeth Ëarren ka filluar të zhvillojë kampanjat në Ioëa dhe Hampshire.
Dhjetëra kandidatë demokratë janë duke shqyrtuar mundësinë e garës për president më 2020./gsh/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...