Google ADS

Nikolai Kharitonov do të kandidojë kundër Putinit në zgjedhjet presidenciale

17:24 | 23 Dhjetor 2023
KRG

Partia Komuniste e Rusisë, e cila është partia e dytë më e madhe në Rusi, ka zgjedhur që kandidat për garat presidenciale në Rusi të jetë Nikolai Kharitonov.

Në një kongres të partisë që u zhvilluar në rajonin e Moskës, anëtarët e kësaj partie votuan që 75-vjeçari të kandidojë për garat presidenciale.

The Guardian ka raportuar se kandidatura e tij është e mbështetur nga shumica e partisë komunistë, përcjell Arbresh.info.

“Kandidatura e Kharitonov u mbështet nga një shumicë dërrmuese e pjesëmarrësve të kongresit në një votim të fshehtë”, tha kolegu komunist Alexander Jushchenko.

Zgjedhjet në Rusi pritet të mbahen më 7 prill të vitit 2024, ndërsa sipas shumë analistëve të politikës botërore, Vladimir Putin është shumë afër rrëzimit të tij nga presidentja. /Arbresh.info/

Të ngjashme