Nikki Haley: SHBA-ja vepron kundër përbindëshave
Ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley ka thënë që SHBA-ja vepron kundër përbindëshave, transmeton arbresh.info.
Ajo ka akuzuar Rusinë për mbështetje të përdorimit të armëve kimike.
“Nuk do të tregojmë më foto të fëmijëve të vrarë. Nuk do të arsyetojmë më. Kemi arritur te një pikë ku duhet të ketë drejtësi” ka thënë Haley në Këshillin e Kombeve të Bashkuara.
“Regjimi rus, duart e të cilëve janë të njollosura me gjakun e fëmijëve sirianë, nuk turpërohet nga fotot e viktimave, e kemi provuar një herë këtë” ka thënë ambasadorja amerikane.
“Asnjë qeveri e civilizuar nuk do të donte të kishte lidhje vrasjet e Assad-it” ka shtuar Nikki Haley./Arbresh.info/
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...