Ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley ka sulmuar Kombet e Bashkuara gjatë një fjalimi sfidues në Asamblenë e Përgjithshme të 193 anëtarëve, para se të miratohej një rezolutë që bën thirrje për t’i dhënë fund embargos ekonomike amerikane në Kubë.
Haley debatin e ka quajtur “teatër politik”, transmeton portali arbresh.info
“Le të jemi të sinqertë për atë që jemi duke e parë këtu”, tha Haley. “Kjo asamble nuk e ka fuqinë për t’i dhënë fund embargos së SHBA-ve. Ajo bazohet në ligjin e SHBA-ve dhe vetëm Kongresi i Shteteve të Bashkuara mund ta ndryshojë atë”.
Shtetet e Bashkuara kanë votuar kundër rezolutës së OKB-së për heqjen e embargos tregtare me Kubën.
Haley tha se Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë rezolutën në solidaritet me popullin kuban “ dhe me shpresën se një ditë do të jenë të lirë të zgjedhin fatin e tyre”.
Në lidhje me rastin ajo ka theksuar para anëtarëve të tjerë se OKB-ja “nuk është shefi i SHBA-ve që të marrë vendime”.
Zyrtarët kubanë i kanë quajtur vërejtjet e Haley “të pasjellshme” dhe kanë theksuar se ajo nuk e ka autoritetin moral për të kritikuar kubanët./arbresh.info/
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...