Nigeria sot ka konfirmuar 1.270 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), nga 1.244 të regjistruara një ditë më parë teksa vazhdon të luftojë me sëmundjen, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas Qendrës nigeriane për Kontrollin e Sëmundjeve (NCDC), dymbëdhjetë pacientë gjithashtu kanë vdekur, duke rritur numrin e përgjithshëm në 1.373 vdekje dhe 102.601 raste, ndërsa 81,574 janë rikuperuar.
Shteti rajonal më i prekur është Lagos, i ndjekur nga Territori i Kryeqytetit Federal.
Agjencia shëndetësore tha se numri mesatar i rasteve të përditshme me COVID-19 në javën e parë të janarit ishte më i lartë se në javën e fundit të dhjetorit të vitit 2020, dhe iu bëri thirrje nigerianëve që gjithmonë të mbajnë maskë dhe të lajnë duart rregullisht.
“Këto 100 mijë raste nuk janë vetëm numra, mbi 1.000 vdekje të regjistruara janë njerëz, vdekjet e të cilëve do të ndjehen thellë”, tha kreu i NCDC, Chikwe Ihekweazu. “Përgjigja fillon dhe mbaron me nigerianët”, theksoi ai.
Për të ndaluar përhapjen e infeksionit, të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë që arrijnë në vendin e Afrikës Perëndimore duhet të kryejnë test të detyrueshëm të PCR-së katër ditë para nisjes.
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...