Nigeria, Boko Haram vret shtatë persona gjatë Krishtlindjeve

16:12 | 25 Dhjetor 2020
Arditë Shkodra

Shtatë persona u vranë para Krishtlindjeve në sulmin e grupit xhihadist, Boko Haram në fshatin Pemi, kryesisht të krishterë, në veri-lindje të Nigerisë.

“Terroristët vranë shtatë vetë, dogjën dhjetë shtëpi dhe plaçkitën depot e ushqimit që supozohej se do të shpërndaheshin me rastin e Krishtlindjes”, tha shefi i policisë lokale, Abwaki Kabu, raportojnë mediat e huaja.

Sipas tij, anëtarët e grupit islamik Boko Haram grabitën spitalin dhe rrëmbyen priftin dhe më pas i vunë flakën spitalit dhe kishës së fshatit, transmeton Telegrafi.

Vendasit në disa rajone u desh të formonin milicë të armatosur për vetëmbrojtje që bashkëpunojnë me ushtrinë në luftën kundër Boko Haramit.

Boko Haram kohët e fundit intensifikoi sulmet, ku më shumë se 36 mijë njerëz janë vrarë në dhjetë vitet e fundit dhe dy milionë prej tyre ende nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

Të ngjashme