Nigeri, qindra të arratisur në një sulm të armatosur në burg

12:12 | 24 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Qindra të burgosur janë arratisur si pasojë e një sulmi të armatosur në burgun në shtetin Oyo të Nigerisë, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Departamentit të Burgjeve të Nigerisë në Oyo, Lanrewaju Anjorin, tha në një deklaratë për shtypin se 837 të burgosur u arratisën në një sulm nga persona të armatosur të paidentifikuar dy netë më parë në burgun në rrethin Abolongo në Oyo.

Ai tha se 262 të burgosur u kapën pas sulmit, ndërsa 575 janë ende në arrati dhe po punohet për kapjen e tyre.

Anjorin deklaroi se shumë njerëz u plagosën në sulm.

240 të burgosur ishin arratisur në një sulm nga persona të armatosur në një burg në shtetin Kogi të Nigerisë më 13 shtator./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme