Forcat nigeriane të sigurisë liruan 143 persona të cilët më herët i rrëmbyen terroristët e Boko Haram, raporton Anadolu Agency (AA).
Ushtria kreu një operacion të madh antiterrorist në tre rajone të shtetit federal nigerian Borno në të cilën vepron organizata terroriste Boko Haram.
Janë liruar së paku 143 pengje, në mesin e të cilëve shumica janë gra dhe fëmijë.
Gjatë operacionit janë vrarë tre terroristë, ndërsa 23 të tjerë janë arrestuar.
Boko Haram është një organizatë terroriste e themeluar në Nigeri në fillim të viteve 2000 nga ekstremisti Muhamed Yusuf për të luftuar të gjitha llojet e kulturës perëndimore, veçanërisht në sistemin arsimor të Nigerisë.
Jusuf vdiq në burg në rrethana të pashpjegueshme në vitin 2009, dhe si rezultat, Boko Haram intensifikoi aktivitetet terroriste dhe u bë një kërcënim terrorist global. Aktualisht operon në Nigeri, Kamerun, Benin, Çad dhe Niger.
Bayern Munichu shkatërron RB Leipzigun për të vazhduar si li...
Sulmi i tmerrshëm në Gjermani – Raportohet se sulmuesi është...
Gresa me akuza të forta ndaj Sarës, për rolet që ka fituar n...
Osmani reagon pas sulmit në Gjermani: Përballë tragjedive të...
Kriza politike në Kanada, alternativat e Kryeministrit Trude...
Milaimi dhe Olta replikojnë me kunja ndaj njëri-tjetrit