Nigeri, disa njerëz u rrëmbyen ndërsa një u vra

16:11 | 21 Prill 2021
A. B.

Rrëmbyesit vranë një person dhe rrëmbyen një numër të panjohur studentësh nga Universiteti i Greenfield në Kaduna në Nigerinë veriperëndimore, njoftoi policia.

Që nga dhjetori i kaluar, grupet e armatosura terroriste kanë sulmuar vazhdimisht shkolla dhe kolegje gjersa kanë rrëmbyer rreth 700 të rinj duke kërkuar shpërblim.

Policia dhe qeveria janë pothuajse të pafuqishme për të ndaluar sulme të tilla terroriste në valën e krimit në rritje në Nigeri, raporton reuters.

“Një zyrtar i Universitetit u qëllua për vdekje, por ende nuk dihet me siguri se sa studentë u rrëmbyen gjatë sulmit të djeshëm”, tha zëdhënësi i policisë Muhamed Jalidze.

Sidoqoftë, një punonjës në Universitetin e Greenfield, i cili kërkoi të jetë anonim, pretendon se 17 të rinj u rrëmbyen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme