“Në Nigeri janë marrë disa masa në luftën kundër SIDA-s por duhet të bëjmë më shumë kundër kësaj sëmundjeje që ndikon veçanërisht tek fëmijët dhe të rinjtë”, tha Hawkins.
Në shtetin e Afrikës Perëndimore, Nigeri, çdo ditë humbin jetën 47 fëmijë ose të rinj për shkak të virusit të mungesës së imunitetit të njeriut (SIDA), transmeton Anadolu Agency (AA).
Përfaqësuesi i Fondit të OKB-së për Fëmijët (UNICEF) për Nigerinë, Peter Hawkins në një deklaratë me shkrim tha se çdo ditë 47 fëmijë ose të rinj humbin jetën nga SIDA për shkak se nuk hidhen hapat e nevojshëm për trajtim dhe mosmarrjen e masave.
“Në Nigeri janë marrë disa masa në luftën kundër SIDA-s por duhet të bëjmë më shumë kundër kësaj sëmundjeje që ndikon veçanërisht tek fëmijët dhe të rinjtë”, tha Hawkins.
Ai tërhoqi vëmendjen se testet dhe trajtimi janë çështje jetësore për fëmijët dhe të rinjtë. “Me trajtimin e grave çdo ditë e më shumë parandalohet që kjo sëmundje të kalojë tek fëmijët”, shtoi Hawkins.
Sipas një raporti të publikuar nga Programi i Përbashkët (UNAIDS) i OKB-së për HIV/AIDS, thuhet se në vitin 2018 mbi 20.6 milionë njerëz në Afrikën Lindore dhe Jugore ka rezultuar se janë bartës të virusit HIV që shkakton sëmundjen e SIDA-s.
HIV transmetohet në katër mënyra, nëpërmjet marrëdhënieve seksuale, transplanteve të organeve, kontaktit të drejtpërdrejt me gjakun dhe nga nëna tek fëmija.
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...