Forcat e armatosura të Venezuelës janë pozicionuar në kufijtë e vendit për të ndaluar incidentet e mundshme, tha ministri i Mbrojtjes i Venezuelës, Vladimir Padrino.
Ai tha se ushtarët dhe oficerët ushtarakë “vazhdojnë të mbesin besnik” ndaj presidentit të kontestuar, Nicolas Maduro.
“Opozita duhet të kalojë mbi trupat e vdekur nëse dëshiron të përjashtojë Maduron dhe të formojë qeverinë e re”, tha Padrino, transmeton rel.
Rreth 50 vende nga mbarë bota e kanë njohur liderin e opozitës, Huan Guaido si president të përkohshëm. Maduro, i cili është në pushtet që nga viti 2013, është kritikuar brenda dhe jashtë vendit për ekonominë e dobët në Venezuelë.
Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se mbi tre milionë njerëz kanë ikur nga Venezuela viteve të fundit, për shkak të inflacionit të lartë dhe mungesës së ushqimeve dhe ilaçeve.
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...