Google ADS

Ngritja e të gjelbërve, koalicioni i Merkelit pëson në zgjedhjet evropiane

17:04 | 27 Maj 2019
Arbresh.info

Qeveria e koalicionit të majtë konservator të cilin e drejton kancelarja Angela Merkel pësoi një disfatë të thellë në zgjedhjet e së dielës për Parlamentin Evropian, ndërkohë që Partia e Gjelbër që angazhohet për mjedisin dhe pro-emigracion ka shënuar një rekord të lartë, raporton Anadolu Agency (AA).

Blloku demokristian i Merkelit (CDU/CSU) arriti të grumbullojë vetëm 28,9 për qind të votave, që është rezultati më i keq i bllokut që nga zgjedhjet e para të Parlamentit Evropian në vitin 1979.

Edhe Partia Social Demokrate pjesë e qeverisë së koalicionit CDU/CSU ka shënuar rezultatin më të dobët të saj, duke marrë vetëm 15,8 për qind të votave.

Opozitarët gjermanë nga Partia e Gjelbër shënuan rezultatin më të mirë në historinë e tyre të zgjedhjeve, duke fituar 20,5 për qind të votave.

E djathta ekstreme islamofobike, Alternativa për Gjermaninë (AfD), fitoi 11 për qind të votave, që është një ngritje nga 7,1 për qind sa kishte fituar në zgjedhjet e kaluara.

Para zgjedhjeve, shumë sondazhe parashikuan që AfD të fitojë 12 për qind ose më shumë vota.

Ndonëse partia doli me rezultate që ishin nën pritjet e saj në mbarë Gjermaninë, ajo arriti të bëhet partia kryesore në shtetet lindore të Gjermanisë, Brandenburg dhe Saksoni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme