Donald Trump është njohur si mbret i anulimit, ka kërkuar gjithnjë bindje totale, ka poshtëruar kundërshtarët dhe ka hequr nga puna armiqtë e tij.
Por, tani që u bë lideri i parë në SHBA që kalon përmes impechment për herë të dytë, është rradha e tij që të shmanget nga ata që vlerësojnë punë e tij.
Banka, bizneset, miqtë dhe aleatët, mediat sociale, madje edhe familja po i largohen atij, shkruan “Mirror”, transmeton portali arbresh.info
Ai është zemëruar edhe nga vajza e tij e preferuar, Ivanka Trump, e cila ka rënë dakord që të marrë pjesë në inagurimin e Joe Biden si President i ardhshëm i SHBA-ve.
Gjatë kësaj ‘krize’ më së shumti e ka pësuar familja e tij, pasi fëmijët e tij të mëdhjenjë, Don Jr, Eric, Ivanka dhe së fundmi Tiffany, janë dëbuar nga mediat sociale dhe qarqet e tyre elitare.
Për shkak të dështimit në garën presidenciale, familja e Trump planifikon të largohet nga Manhatan dhe të kthehet në Florida.
“Nuk ka asnjë mënyrë që ata të mund të qëndrojnë në New York. Ata do të torturoheshin në rrugë, “tha një burim pranë familjes për një gazetë amerikane.
Gjatë gjithë presidencës së tij, besnikët më të mëdhenj të Trump kanë qenë avokati i tij Rudy Giuliani dhe zv.presidenti Mike Pence.
Pasi Pence refuzoi t’i përkulej shefit të tij dhe duke dështuar të refuzonte votat e kolegjit elektoral që vërtetuan fitoren e Joe Biden në zgjedhje, Trump sulmoi hapur atë.
Në një telefonatë të furishme pak para seancës së përbashkët të kongresit të javës së kaluar dhe para sulmit në ndërtesën e Kapitolit, Trump kërkoi një gjë të fundit nga Pence.
Trump kërkoi nga Pence që të bënte manovrime të paligjshme, në mënyrë që të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve, por Pence refuzoi këtë kërkesë, duke u kthyer kështu në armikun e tij.
Trump i është kthyer edhe avokatit të tij besnik, Rudy Giulianit, pasi besohet se ky i fundit ka stonuar me disa nga lëvizjet e tij në fushën ligjore që do të mund të sfidonon rezultatin e zgjedhjeve.
Tani thuhet se ai ka urdhëruar që avokatit t’i ndalet tarifa prej 15,000 dollarësh në ditë ndërsa Presidenti po kërkon që ai të miratojë të gjitha shpenzimet e bëra nga Giuliani në fushatën e tij ligjore shumë-shtetërore për të provuar mashtrimin zgjedhor.
Gjatë gjithë kësaj situate, Golfi ka qenë shpëtimi i Trump.
Megjithatë, Trump pritet që të kalojë edhe një periudhë të vështirë, pasi mediat e huaja thonë se Melanie do të divorcojë atë sapo të dalin nga Shtëpia e Bardhë.
Melanie Trump është Zonja e Parë amerikane që u përfol shumë në media, por që është parë shumë pak krah burrit të saj.
Megjithatë, ka edhe burime që thonë se ajo do të qëndrojë afër burrit të saj edhe në humbje.
Një telashe tjetër për Donald Trump është edhe biznesi, pasi bankat kanë filluar të heqin dorë nga ai.
Pasi morri kredi personale me vlerë rreth 220 milion dollar, lideri amerikan ka më shumë se kurrë nevojë për ecjen e biznesit në mënyrë që të paguajë borxhin.
Megjithatë pas nxitjes së tij të trazirave të javës së kaluar, bankierët po ndërpresin lidhjet me presidentin me një që madje bën thirrje publike për dorëheqjen e tij.
Deutsche Bank dhe Signature Bank kanë marrë vendimin për t’i dhënë fund marrëdhënieve të tyre të biznesit me presidentin në largim, një goditje potencialisht e madhe për të ardhmen e biznesit të Trump pasi ata ishin ndër bankat e fundit të gatshme t’i japin hua Trumpit dhe familjes së tij për ecjen e biznesit.
Donald Trump, përpos humbjes së zgjedhjeve në SHBA, është duke humbur edhe aleatët e tij më të mirë, ndërsa tifozët e tij vazhdojnë të shprehin pakënaqësine e tyre për humbjen e tij./Mirror/Arbresh.info/
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...