Ngordhë një ari i rrallë gjatë operacionit të kapjes

13:57 | 21 Prill 2018
Arbresh.info

Një park kombëtar në Italinë qendrore është duke hetuar ngordhjen e një ariu të rrallë ngjyrë kafe gjatë një operacioni për ta kapur.

Biologët në park në malet e Apeninit kishin ngujuar kafshën për ta përshtatur atë me një jakë radioje që të mund të gjurmonin lëvizjet e tij, transmeton portali arbresh.info.

Por ariu mashkull Masican nisi të përpiqet të marrë frymë teksa iu dha qetësues e më pas ngordhi, përkundër përpjekjeve për ta kthyer në jetë.

Zyrtarët e kafshëve të egra kanë përshkruar humbjen e kafshës si “shumë serioze”.

“Kjo është një nën-specie në rrezik të zhdukjes dhe tani numëron rreth 50 apo më shumë”, tha WWF Italia, pasi bëri thirrje për të një rishikim të procedurave të kapjes.

Sipas mediave italiane, ari i ri nuk ishte objekti i synuar i operacionit dhe stafi i parkut po përpiqej të kapte një kafshë tjetër.

Ariu tjetër, Mario, kishte humbur gjatë natës në një fshat dhe u konsiderua se përbënte një rrezik për banorët e saj.

“Është hera e parë që jemi përballur me një emergjencë anestetike gjatë një kapjeje,” i tha medias Antonio Carrara, president i parkut kombëtar.

Edhe pse protokolli “zvogëlon rreziqet për ariun në një minimum, ato nuk mund të përjashtohen plotësisht”, tha ai.

Ai kishte “besim të plotë në stafin e parkut” dhe shpresonte që analiza post-mortem do të “hidhte dritë mbi kauzën e vdekjes”, shtoi ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme