Mbretëresha Elizabeth i ka dhënë lamtumirën një prej shoqëruesve të saj më të dashur.
Qeni i saj pesë muajsh ka ngordhur, shkruan ‘People’, transmeton portali arbresh.info
“Kjo është gjendje e trishtë” tha një burim i afërt i familjes.
Qeni i monarkut 94-vjeçar Vulcan ngordhi në Kështjellën Windsor, ku ajo dhe Princi Philip kanë qëndruar mes pandemisë së koronavirusit.
Vulcan ishte racë e përzier mes corgi dhe një dachshund. Vdekja e Vulcan lë Mbretëreshën me vetëm një qen, një dorgi tjetër me emrin Candy. Vulcan ishte një nga katër qentë që luajti së bashku me Mbretëreshën në një set të mrekullueshëm portretesh të xhiruar për ditëlindjen e saj të 90-të nga fotografi i famshëm Annie Leibovitz.
Mbretëresha është e njohur për dashurinë e saj për corgis, por qeni i saj i fundit i racës, Whisper, ngordhi në vitin 2018. Ajo kishte trashëguar Whisper në 2016 nga Bill Fenwick, një ish-rojtar në Sandringham, pas vdekjes së Fenwick.
Gruaja e tij e ndjerë, Nancy, kujdesej për qentë kur Mbretëresha udhëtonte. Vdekja e Whisper pason atë të Willow, e fundit në një rresht që erdhi nga corgi i saj origjinal Susan, i cili ngordhi në prill 2018.
Kujtojmë, ditë më parë ajo bëri daljen e parë në publik pas vdekjes së Princit Philip. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...