“Ngjarjet në SHBA janë një manifestim i disa krizave të thella të brendshme”, tha presidenti rus Putin duke shtuar se i vëzhgojnë këto që kur erdhi në pushtet Donald Trump.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se ngjarjet në SHBA janë një manifestim i disa krizave të thella brenda vendit.
Putin në kanalin shtetëror televiziv rus “Rossiya 1” ka folur për protestat që filluan pasi një afroamerikan humbi jetën si pasojë e dhunës policore në Atlanta të SHBA-së.
“Ngjarjet në SHBA janë një manifestim i disa krizave të thella të brendshme”, deklaroi Putin duke shtuar se i vëzhgojnë këto që kur erdhi në pushtet presidenti Donald Trump.
“Trump i fitoi zgjedhjet në mënyrë demokratike. Ndërsa pala që humbi krijon çdo lloj përralle për të vënë në dyshim legjitimitetin e tij”, tha Putin.
Ai tërhoqi vëmendjen se pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) zbuloi shumë probleme në SHBA dhe se vendi ka probleme edhe në sistemin politik.
“Unë mendoj se problemi buron nga nxjerrja e interesave të grupeve partiake mbi interesat e shoqërisë dhe popullit”, tha Putin.
– “Rusia numër një në çështjen e armëve të reja”
Presidenti rus Putin pretendon se Rusia është në vend të parë në çështjen për zhvillimin e llojeve të armëve të reja. “Ne nuk modernizojmë vetëm potencialin tonë aktual në armatim, ne vendosim në zbatim edhe komplekse të reja. Në këtë kuptim, mund të themi se jemi numër një në botë”, shtoi Putin.
Pasi tërhoqi vëmendjen se vendet kryesore në fushën ushtarake nuk posedojnë armë sipersonike, Putin tha: “Kur partnerët tanë të kenë këtë armë ne me shumë mundësi do të kemi mjete për të luftuar me këto armë”./AA/
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...