Fshatarë të zemëruar në një qytet të vogël në Meksikën qendrore kanë djegur të gjallë dy burra, të cilët i ngatërruan me rrëmbyes fëmijësh, njoftojnë autoritetet lokale.
Të dyshuari, 21 dhe 53- vjeçarë, u arrestuan në komisariatin e San Vicente Boqueron në shtetin e Pueblas, transmeton portali arbresh.info.
Turma e njerëzve i nxori nga qelia, i rrahën dhe ia vunë flakën.
“Rreth 150 banorë të zemëruar thyen derën dhe i morën dy individët”, thuhet në deklaratën e qeverisë.
Zyra e prokurorit të shtetit hodhi poshtë akuzat se viktimat kishin kryer ndonjë krim dhe tha se autoritetet kishin hapur një hetim vrasjeje për vdekjet e tyre.
Imazhet në mediat sociale treguan momentin kur një turmë e tërbuar u hodhi benzinë atyre dhe ua vuri flakën./Arbresh.info/
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...