Një 30-vjeçar është gjobitur me 300 euro dhe burgosur për tre muaj pasi kishte fyer me fjalë të renda një vajzë të re në autobus. Ky është dënimi i parë i vendosur në Francë sipas një ligji të ri në këtë vend që synon të luftojë fenomenin e ngacmimeve seksuale në publik.
Incidenti ndodhi të mërkurën e kaluar, kur 30-vjecari, dukshëm i dehur, kishte hipur në autobus duke fiksuar një 21-vjeçare. Më pas ai e kishte goditur në fytyrë, duke e quajtur të përdalë dhe duke komentuar masën e gjoksit të saj.
Vajza arriti të paralajmërojë shoferin, i cili mbylli dyert e autobusit derisa arriti policia, duke bërë të mundur arrestimin e autorit.
Ky nuk është rasti i parë që ndodh në Francë. Para disa muajsh kjo video, ku një burrë godet dhe fyen në mes të ditës në një nga sheshet e Parisit këtë grua u bë virale ne internet.
Ligji i ri gjithashtu gjobit çdo individ i cili komenton në mënyrë vulgare pamjen apo veshjen e një gruaje, vëzhgon në mënyrë jo të zakontë, bën pyetje të bezdisshme, ndjek një femër pa pëlqimin e saj apo e fotografon fshehurazi.
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...