Me fitoren e Trump ,si president i Amerikës për katër vitet e ardhshme, po bëhen njëkohësisht dhe parashikimet e para se cfarë pritet të ndodh në sferën globale.
I ftuar në studion e ABC News, njohësi i tregjeve financiare Emanuel Bajra theksoi se menjëherë pas futores së Trump, pati ndryshime pozitive në treg.
‘Pas fitores së Trump po ndodh mrekullia sepse kriptovalutat janë në rritje,ka një injektim të parasë dhe investitorëve që po kthehen në Amerikë.Një rrezik i madh në muajt e ardhshëm është mbivlerësimi i aseteve amerikane. Amerika e ka arritur atë pikun dhe është vështire te arrijë me tutje. Mund të ndodhin kthime negative në muajt e ardhshëm.Investitorët kanë shpresë më të madhe për ti futur paratë aty. Por cfarë po vërehet është një lloj sensi pozitiv në konsumatorë amerikanë sepse kujtojme kohën kur Trump ishte në pushtet ku ekonomia ishte pozitive madje këte argument e ka përdorur dhe gjatë fushatës.’
Ekperti Bajra u ndal gjithashtu dhe tek raportet mes Britanisë së Madhe dhe Amerikës ku theksoi se Trump mund të kërkoj hapjen e kufijve britanikë dhe një sërë masash të tjera.
‘Britania e Madhe është vendi i parë më i afërt sepse është nëna krijuese e SHBA dhe i lidh gjithcka gjuha, kultura dhe historikisht raportet mes Amerikës dhe Britanisë kanë qenë raporte të vecanta .
Ekziston një rrjet anglo-amerikan brenda Amerikës sepse Britania e Madhe është një urë kaluese për Europën dhe Euroazinë për Amerikën. Do të jetë bukur sfiduese me ardhjen e socialistëve në partinë laboriste. Eshte e veshtirë të krijohet një raport vëllzërie por problemi më i madh që kemi është që kemi Brexit dhe kemi të vështirë të kemi marrëveshje.
Trump do të kërkoj hapjen e kufijve britanik dhe mundësive per import te shba ose eksportin,heqjen e tarifave për veturat sepse Elon Musk mund të jetë ministër në kabinetin e Trump. Cfarëdo që e konvenon Trump në qeverinë është të hapi tregun për britanikët.’
Gjithashtu, një vëmendje të vecantë ka dhe lufta në Ukrainë dhe marrëdhëniet me Kinën ku eksperti theksoi se viti 2025 mund të jetë viti i fërkimeve të mëdha.
“Me 20 Janar 2025 Trump do të inagurohet. Në 21 Janar do u vendosi tarifa Kinës për cdo produkt kinez dhe kjo do të godas ekonominë kineze. Kina mund të provokoj situatën me Tajvanin.
Mund të ndodh të prishen hesapet Trump persa i perket trashegimisë po gjasat mund te jene qe nje lufte Kinë-SHBA mund të jetë luftë e tretë. Viti 2025 mund të jetë viti i fërkimeve të afërta.
Do shtoj presionin mbi Zelensky-n për të bërë nje kompromis dhe pres që Zelensky të bëjë nje kompromis territorial dhe lufta do perfundojë. Me heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë, nësëe krijohet nje paqe, SHBA do t’i vërsulet tregut aziatik” tha ai.
Ekperti Bajra bëri dhe parashikimin lidhur me emigrantët ku theksoi se bizneset kanë nevojë për to.
‘Është interesante sepse të njëjtat ethe ka Britania, Europa dhe SHBA.Kemi të bëjmë me nje ripozicion sepse është politika e Merkel në 2015 që i hapi kufijtë dhe bëri dëme sepse 1.2 milion u futën dhe shkatërroi harmoninë dhe krijoi frikë. Bizneset dhe sot kane nevojë për emigrantë sepse vendasit nuk po duan të punojnë barista,në ndertim ose hoteleri dhe ekonomia duhet te shfrytëzohet. Nëse rinia nuk do të shfrytëzjë këto mundësi,do të ketë nevojë për të tjerë.’
Në mbyllje, eksperti theksoi se do të ketë një fokus më të madh për Ballkanin, nëse emisar do të jetë zoti Grenell dhe do të priten shumë ndryshime./abcnews. al/
Ukrainasit e rusët japin opinionet e tyre për fitoren e Trum...
Kastriot Imeri shënon gol ndaj Shaktharit në Ligën e Kampion...
Aksidenti në aksin “Korçë- Pogradec”, ndërron jetë 35-vjeçar...
Rezi komenton me Drenushën këngën që e këndoi Atilla, gjatë ...
Parlamenti Evropian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë
George W Bush uron Donald Trump për fitoren