Votuesit në Amerikë do të vendosin më 3 nëntor nëse Donald Trump mbetet në Shtëpinë e Bardhë për katër vjet të tjera apo jo.
Kjo fundjavë ka qenë tepër e ngjeshur me fushata elektorale ku si Trump ashtu dhe Biden janë duke luftuar kokë më kokë për besimin e amerikanëve.
Për momentin, sondazhet në shtetet e fushës së betejës duken mirë për Joe Biden, por gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt, veçanërisht kur përfshihet Donald Trump.
Sondazhet sugjerojnë se Biden ka epërsi të mëdha në Michigan, Pennsylvania dhe Ëisconsin – tre shtete industriale rivali i tij Republikan fitoi me marzhe më pak se 1% për të arritur fitoren në 2016.
Trump fitoi Arizonën me tre për qind në zgjedhjet e fundit dhe republikanët kanë fituar shtetin në çdo zgjedhje presidenciale që nga viti 1952 përveç vitit 1996.
Një sondazh i fundit nga Universiteti Monmouth sugjeron që Joe Biden po udhëheq në këtë shtet.
Arizona është shtëpia e një popullsie të madhe mormonësh dhe Neë York Times raporton se mormonët janë ngopur me presidentin dhe kjo mund të jetë vendimtar për fitoren e Bidenit në Arizonë.
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...