Tashmë në gjithë botën është ‘stamposur’ ideja se Biden është zyrtarisht President i 46-të i SHBA dhe pritet vetëm betimi i tij në janar. Ai mposhti Trump-in në zgjedhjet presidenciale, por jo të gjithë mendojnë kështu.
Janë të paktën 8 lidera botërorë që nuk ia kanë uruar ende Biden-it fitoren, dhe disa prej tyre njihen për raportet e mira me Trump, kurse të tjerët si armiq të përbetuar.
Nga këta të fundit vlen të përmendet se Presidenti i Kinës, Xi Jinping e uroi Trump-in në 2016, por edhe pse tensionet SHBA-Kinë kapën kulmin me pandeminë, ai nuk ia uron Biden-it fitoren.
Gjithashtu edhe Andrés Manuel López Obrador, President i Meksikës, ‘fqinjëve’ të cilët Trump e kërcënoi se do i ngrinte mur. Nga ana tjetër Vladimir Putin dhe Im Jong-Un nuk kanë folur për zgjedhjet amerikane, duke mos komentuar, por as uruar si shumë liderë të tjerë. Gjithashtu edhe Bolsonaro i Brazilit, një udhëheqës i ngjashëm me Trump nuk ia ka uruar fitoren amerikanit demokrat.
Në listën e tyre ndodhet padiskutim edhe kryeministri izraelit Netanyahu, që e vlerëson maksimalisht Presidentin në detyrë.
Pjesë e tyre është dhe Princi i Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman, kurse nga BE vetëm kryeministri slloven,Janez Jansa nuk ka çuar një mesazh urimi për Biden duke mbështetur hapur dhe publikisht Donald Trump.
Ende nuk ka urim as nga Rexhep Taip Erdogan, Presidenti i Turqisë për të cilin Trump ka shprehur hapur simpatinë dhe se ka komunikim të vazhdueshëm e miqësi të përbashkët./lexo/
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...