Google ADS

Nga purot deri te nëndetëset: Këto janë rastet korruptive për rrethojnë Netanyahun e Izraelit

23:42 | 14 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Rekomandimet e lëshuara nga policia izraelite shënojnë një kthesë te hetimi që ka zgjatur për më shumë se 1 vit.

Rasti 1000, i pari kundër një politikani, u hap në vitin 2016, në akuzat se Benjamin Netanyahu pranoi dhurata nga miliarderi australian James Parker, i cili kishte mbuluar shpenzimet edhe të një udhëtimi për Arnon Milchan, i njohur si producent i filmave “Pretty Woman” dhe “Fight Club”.

Në këto kosto përfshiheshin shampanja, puro dhe bizhuteri që ishin në vlerë të lartë.

Çështja, e quajtur Rasti 2000, thuhet se paraqet negociata të lidhura midis Netanyahu dhe Arnon Mozes, botues i gazetës më të madhe të Izraelit “Yedioth”, transmeton portali arbresh.info

Kryeministri dyshohet se po përqiej të bëntë një marrëveshje me mediat, e cila dikur njihej për kritikat ndaj tij.

Besohet se Netanyahu do të rivendoste statusin e medias si më e mira në Izrael, me qëllim që të shkruante artikuj në favor të kryeministrit.

Rasti 3000, shpesh i referuar si “afera për nëndetëse” është skandali më i madh që e rrethon kryeministrin.  ThyssenKrupp, ndërtuesi i anijeve gjermane, u përfaqësua në Izrael nga Michael Ganor, një i dyshuar kryesor në këtë rast, i cili dyshohet se i kishte dhënë ryshfet zyrtarëve të lartë të mbrojtjes për të avancuar një marrëveshje shumë miliardë dollarësh për blerjen e anijeve dhe nëndetëseve.

Ish shefi i shtabit të Benjamin Netanyahut, David Sharan, u arrestua me dyshimin për pranimin e rryshfetit. Kryeministri i ka mohuar këto akuza.

Rasti 4000, i njohur gjithashtu si aferë Bezeq, filloi me një raport të veçantë të kontrollit të shtetit, duke paraqitur marrëdhënie komplekse midis Ministrisë së Komunikimeve dhe Bezeq, gjigantit të Telekomit të Izraelit. Raporti gjeti se Shlomo Filber, Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Komunikimit dhe ish ndihmës i Netanyahut, i kishin ofruar Bezeq me dokumente konfidenciale dhe informacione të tjera që shërbenin për interesat e këtij të fundit. Kryeministri pohoi se ai dhe Elovitch se ata ishin miq për më shumë se 20 vjet.

Kryeministri i Izraelit nuk është i vetmi në familje që akuzohet për korrupsion. Në skandale të shumta ka qenë e përfshirë edhe gruaja e tij, Sara, e cila u akuzua për keqpërdorim të fondeve publike.  Në vitin 2017, ajo u paraqit para gjyqit për përdorimin e parave të qeverisë për të paguar shpenzimet private./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme