Changpeng “CZ” Zhao, i cili drejton shkëmbimin e kriptovalutave Binance, i është bashkuar grupit të miliarderëve më të mëdhenj në botë, me një vlerë neto të vlerësuar prej të paktën 96 miliardë dollarësh, shkruan CNN.
Rritja e këtij sipërmarrësi kinezo-kanadez simbolizon akumulimin e shpejtë të pasurisë në botën e monedhave dixhitale, transmeton portal arbresh.info
Një zëdhënës i Biance tha për CNN se “CZ synon të dhurojë pjesëm më të madhe të pasurisë së tij, deri në 99% të pasurisë”.
Zhao në një postim në Twitter ka theksuar se është e rëndësishme që të ndihmohen të tjerët dhe të mos mendohet për renditjen në botën financiare.
Zhao lançoi Binance në 2017 dhe kompania shpejt u bë një nga shkëmbimet më të mëdha të kriptomonedhave në botë. Ai u rrit në një familje emigrantësh në Kanada dhe më parë ka punuar në McDonald’s për të ndihmuar familjen e tij./arbresh.info/
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...